I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, ka përsëritur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sa më shpejt.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Lajçak ka thënë se pa formimin e Asociacionit, Kosova nuk mund të bëjë përparim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.
Ai ka pohuar se është diskutuar një plan me kryeministrin, Albin Kurti.