Daut Haradinaj: 100 herë do të prishen qeveritë nëse dikush tenton të dëmtojë Kosovën në territor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se kjo parti largohet nga koalicioni nëse Kosova preket në territor.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë që energjitë e AAK-së në opozitë ka qenë që të pengohet heqja e taksës.

“Ne e kemi ditë se ajo nuk do të qëndrojë përgjithmonë por nuk kemi pritur të largohet pa asnjë përfitim”.

Ai thotë se duke pasur parasysh faktin se kjo qeveri është rrëzuar për 52 ditë, i bie që kanë bërë opozitën më të suksesshme në Kosovë.

Deputeti i AAK-së thotë se taksa rrëzoi qeveritë Haradinaj e Kurti por thotë se kjo e fundit u rrëzua pak më ndryshe.

“A më mirë të largohet taksa në tavolinë me amerikanët e gjermanët apo në konferencë shtypi siç bërë Albin Kurti?!”.

Haradinaj thotë se edhe njëqind qeveri do të rrëzohen nëse cenohet interesi i Kosovës apo preken kufijtë.

“100 herë do të prishen qeveritë nëse dikush tenton të dëmtojë Kosovën në territor”, tha ndër të tjera Daut Haradinaj.