Deputetët e opozitës kanë bllokuar këtë mëngjes sallën e Kuvendit, me qëllim të mos lejojnë zhvillimin e seancës parlamentare.
Deputeti Gazment Bardhi ka bllokuar vendin ku ulen ministrat, ndërkohë që janë përmbysur karriget e tyre.
Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente, tha ish-kryeministri Edi Rama, që qëndron live në rrjetin social “Facebook” nga Foltorja e Kuvendit.
“Unë ju rikujtoj se ne, deputetët që përfaqësojmë qytetarët që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij (Lindita Nikollën) i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të shqyrtohen në parlament.
Në emrin tuaj, deputetët e opozitës, kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave. Me urdhër të Ramës ata refuzojnë të paraqiten. Janë refuzuar 5 nisma për komisione hetimore parlamentare”.