Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton drejt Francës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit në një vizitë zyrtare, ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit të enjten. 

Gjatë qëndrimit në Francë, Bislimi do të takohet me sekretaren e Shtetit për çështje evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez.

Vizita e Bislimit në Francë vjen pak ditë pasi presidenti Emmanuel Macron kërcënoi Kosovën me liberalizimin e vizave pasi sipas tij “liderët kosovarë nuk po e mbajnë fjalën”.