Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person, menaxher i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave ku dyshohen të jenë të falsifikuara.
“Monedhat e dyshuara, 2×100 euro, 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar”, thuhet në raport.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori si dhe rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një banke ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara, 2×100 euro , 5×50 euro, 6×20 euro, 561×2 euro dhe 2×1 euro janë konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.