Më 24 shtator Serbia kreu agresion brenda territorit të Kosovës.
Një grup i armatosur serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiqit, sulmoi policinë.
Si pasojë e këtij sulmi u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Lidhur me sulmin ka folur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier.
Hovenier tha se sulmi nuk ishte spontan dhe se kishte armë shumë të sofistikuara.
“Duhet të ketë një strukturë, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron ato armë”, tha ai për Zërin e Amerikës përcjell Klankosova.tv
“Ne e dimë se pjesa më e madhe e materialit që ata lanë pas, ishte me origjinë nga Serbia. E dimë se një individ Milan Radoiçiq, i cili ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe bëri një deklaratë publike përmes avokatit të tij, duke marrë përsipër përgjegjësinë dhe duke thënë se kishte organizuar sulmin dhe kishte marrë përsipër në të. Këto janë gjëra që i dimë dhe po përpiqemi të kuptojmë më shumë rreth sulmit”, shtoi diplomati amerikan.