Koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanjahu ka rënë dakord të formojë një qeveri uniteti urgjent me politikanët e opozitës pas sulmit të Hamasit, tha të martën partia e tij në pushtet.
Udhëheqësit kryesorë të opozitës, ish-kryeministri Yair Lapid dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, kishin rënë dakord në parim për t’iu bashkuar një qeverie uniteti pas sulmit të befasishëm të shtunën nga Hamasi.
Një takim midis Gantz dhe Netannjahu ishte planifikuar për të martën, por u shty për të mërkurën.
Marrëveshja e partive politike që zakonisht janë thellësisht armiqësore me njëra-tjetrën nënvizon shkallën e krizës pas vrasjes së më shumë se 1,000 izraelitëve në fundjavë dhe kapjen e më shumë se 100 të tjerëve, shkruan Reuters.