Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila që të zhvillojë një takim me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Reklama
Kjo kërkesë e Konjufcës erdhi pasi që Kuvendi në mungesë të kuorumit nuk ka mundur të votojë disa nga pikat e rendit të ditës, kjo për arsye se deputetët e opozitës nuk po marrin pjesë në votim.
“57 deputetë po votojnë Kuvendi nuk ka kuorum për ta votuar Projektligjin për tekstet shkollore, dhe i njëjti i baret seancës tjetër. E ftoj kryetaren e Grupit Parlamentar të LVV-së të bëjë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të më tregojnë nëse ka interesim me kalu ndonjë projektligj sot në Kuvend apo jo, nëse jo me mbyll seancën menjëherë sepse kështu nuk shkon”, tha Konjufca.
Reklama
Ai shtoi se është mirë të tregohet se për cilat ligje ka konsensus që ti kaloj Kuvendi sot. /Telegrafi/