Chollet: Kosova të angazhohet urgjentisht për dialogun


Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, mbi nevojën për shtensionim të situatës dhe dialogut me Serbinë.

Ai ka shkruar në Twitter se Kosova duhet të angazhohet urgjentisht në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Cholletit, normalizimi i raporteve me Serbinë është çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE.

“Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevojën për të shtensionuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e raporteve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE”, ka deklaruar ai.