Inter, Inzaghi i ka të gjithë në dispozicion, por me Milanin nuk ndryshon!
Të gjithë më në fund në Appiano, me rikthimet e fundit nga Amerika e Jugut të Lautaros, Sanchezit e Cuadrados, Simon Inzaghi ka të gjithë grupin të kompletuar. Vetëm kolumbiani mbetet për t’u vlerësuar pas kthimit nga kombëtarja, ku humbi ndeshjen e dytë, atë me Kilin për një problem në tendinë.
Sanchez luajti gjithë ndeshjen kundër Uruguajit, ndërsa për sa i përket Lautaros, Scalone e kurseu në ndeshjen e lartësive të mëdha me Bolivinë, ku e futi vetëm në fund, diçka që patjetër u ka pëlqyer zikaltërve. Kapiteni do ta nisë me siguri si titullar në një Inter që Inzaghi do ta hedhë në fushë në kërkim të vazhdimësisë.
Edhe pse ka edhe një ditë punë për derbin, 11-shja fillestare nuk do të ndryshojë në krahasim me atë të para pauzës së kampionatit. Në mbrojtje janë të gjithë në dispozicion, edhe Acerbi, pas një muaji mungesë, do të rishihet në stol, pasi De Vrij do të vazhdojë të drejtojë repartin në mes të Bastonit dhe Darmian.
Kjo do të thotë se edhe Pavard mund të gjejë minuta vetëm me ndeshjen në vazhdim e sipër. Organika e pasur në dispozicion të Inzaghit sugjeron ndonjë dilemë më shumë në mesfushë, edhe pse edhe aty duket se gjithçka është e vendosur. Calhanoglu dhe Barella janë të paprekshëm, ndërkohë që Fratessi, me formën e shkëlqyer që po tregon edhe me dygolëshin me Italinë, shkelmon në stol, por Mkhitarian është për momentin në avantazh. /Supersport/