Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e kryesuar nga Agim Shahini, kryetar dhe Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese po marrin pjesë në Forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë-WTO me seli në Gjenevë nga data 13 -15 shtator 2023 me moto: Është Koha për Veprim.
Dr Ngozi Okonjo-Iweala, Drejtoresha gjenerale e OBT-së gjatë takimit tha më vjen mirë që ju jeni pjesmarrës nga Kosova.
Agim Shahini falënderoj për mundësin që të jemi bashkë në këtë forum të rëndësishëm për Tregtinë Botrore.
Në këtë forum po marrin 3400 pjesëmarrës, përfaqësues të shteteve të ndryshme të Botës, në mesin e tyre edhe AKB si pjesëmarrëse e vetme e Kosovës.
Forumi është ngjarja më e madhe në OBT, duke ofruar një platformë unike për palët e interesuara nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në tregtinë globale dhe për të propozuar politika,për të përmirësuar sistemin e tregtisë shumëpalëshe. Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues nga:Qeveria, organizatat ndërkombëtare, organizatat ekonomike,shoqëria civile, akademia, biznesi, dhe media.
Forumi do të vazhdon sesionet të ndryshme plenare deri me 15 shtator 2023.