Turmeriku efektiv për problemet e tretjes

Erëza e turmerikut është treguar efektive tek njerëzit që kanë problem me tretjen e ushqimit

Një studim me erëzën e turmerikut që është bërë së fundmi ka nxjerrë rezultate të mira për njerëzit që kanë probleme me tretjen e ushqimit.

Studimi është publikuar në gazetën “BMJ Evidence-Based Medicine”, ka raportuar TheGuardian.

Këta njerëz deri më tani e kanë përdorur një medikament që duhet ‘omeprazole’. Medikamenti i ka ndihmuar shumë persona që patën problem me organet tretëse. Por shkencëtaret kanë bërë një studim duke e testuar turmerikun në 206 njerëz të moshës 18 deri në 70-vjeçare, që kanë probleme me stomakun. Këta persona u testuan në tre grupe tretmanesh për 28 ditë.

Ata morën 4 herë në ditë nga dy tableta turmeriku që përmbanin substancën kurkumin në sasi prej 250mg, një tabletë të vogël ‘omeprazole’ 20mg për 4 ditë dhe një kombinim i të dyjave në dy tableta të mëdha 4 herë në ditë.

Sidoqoftë shkencëtarët kanë thënë se nëse konsumohet ‘omerpazole’ në një afat të gjatë atëherë mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Studiuesit gjetën se konsumi i kurkuminës, substancës që gjendet në erëzën e turmerikut, është diçka natyrale, nuk ka pasoja në organizëm dhe ndihmon shumë mirë organet tretëse.

Gjithashtu ata kanë cekur se këtij studimi i duhet ende punë në mënyrë që të konstatohen rezultate të sakta dhe afatgjate.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konstatuar “ky testim i kontrolluar jep prova shumë të besueshme për trajtimin e mostretjes”.

“Gjetjet e reja nga studimi ynë mund të justifikojnë shqyrtimin e kurkuminës në praktikën klinike”, kanë thënë ata.

Turmeriku njihet edhe si shafrani indian.