Kushdo që ka vuajtur nga gurët e dhimbshëm në veshka do të jetë gati për të provuar gjithçka për të mos vuajtur më kurrë agoninë e tij.
Por në vend që të pini ujë për të ndihmuar në nxjerrjen e tyre në mënyrë natyrale, ekspertët siç shkruan Mail Online, besojnë se ekziston një mënyrë tjetër për t’i hequr ato nga trupi.
Të bësh seks ose të masturbosh tri herë në javë gjithashtu funksionon, pohojnë studiuesit.
Urologët në Universitenin Airlangga në Surabaya rishikuan pesë studime mbi këtë temë.
Ata përfshinin 406 pjesëmarrës të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturbonin tre ose katër herë në javë ose të abstenonin nga secili aktivitet.
Dr. Yudhistira Pradnyan Kloping dhe ekipi i tij ekzaminuan se si aktet seksuale ndikuan në numrin e gurëve në veshka që u dëbuan në secilin grup dhe sa kohë iu desh atyre.
Rezultatet tregojnë se shkalla e dëbimit ishte 5.7 herë më e lartë në grupin e aktivitetit seksual. Dhe gjithashtu pritej që gurët të urinoheshin më shpejt tek ata që bënin seks ose masturbuan.
Ndërkohë, numri i njerëzve që kërkonin lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62 për qind më i ulët në grupin e aktivitetit seksual.