Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka ripërsëritur sërish deklaratën e tij rreth vrasjes së kryeministrit, Albin Kurti.
Klinaku një postim të radhës në Facebook, është kapur me mediat të cilat raportuan për deklaratën e tij lidhur me vrasjen e kryeministrit.
Kësaj radhe ai pyeti mediat se a më shumë vlerë ka kryeministri apo atdheu.
“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?”, ka shkruar Klinaku.
Ai ripërsëriti sërish deklaratën e tij skandaloze për vrasjen e Albin Kurtit.
“Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar Klinaku.