Dashi – Marsi zhvendoset te Peshorja diplomate sot dhe marrëdhëniet do të kryesojnë axhendën tuaj. Ashpërsia e këtij planeti mund të tretet ndaj nëse ju duhet të zhvilloni një bisedë delikate ose të sqaroni diçka, ky është momenti. Do të jeni empatikë dhe në të njëjtën kohë do të ndani idetë dhe shqetësimet tuaja.
Demi – Marsi shkon në sektorin tuaj të jetës së përditshme ndaj do të jeni në një garë në ambientin e punës për të treguar se mund të mbështeten tek aftësitë tuaja. Nëse po kërkoni një rol kyç, energjia e Marsit do t’ju japë vendosmërinë për të kapërcyer pengesat. Do të keni fuqinë për të organizuar veprimtaritë dhe të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës.
Binjakët – Është koha që mos të bëni më kompromise për argëtimin. Planeti i kuq inkurajon sektorin tuaj të kohës së lirë ndaj mos ia kurseni vetes kënaqësinë. Për ata që janë gati për një lidhje apo flirtim, i presin momente të nxehta.
Gaforrja – Marsi hyn në sektorin e shtëpisë dhe do ju duhet të kryeni një pastrim me themel nga gjithçka që nuk ju nevojitet më. Kushtojini vëmendje sendeve të vjetra që mund të gjeni pasi mund të jenë një burim i papritur të ardhurash.
Luani – Javët në vijim do të jenë ideale për të promovuar punën tuaj, të publikoni një projekt dhe të flisni me miq e familjarë. Marsi do të prekë pjesën e komunikimit dhe do të keni shumë për të thënë. Është momenti për të përmbyllur marrëveshje, negocioni por edhe do të jeni shumë të zënë.
Virgjëresha – Marsi kalon në sektorin e financave ndaj të fituarit para për t’i kursyer dhe shpenzuar do t’ju inkurajojë që të rrisni të ardhurat dhe të shijoni atë që përfitoni. Do të jeni në një fazë ku doni të testoni një plan për të përfituar para i cili duket shumë premtues.
Peshorja – Një dozë shtesë sigurie dhe vetëbesimi do t’ju jepet nga Marsi. Nëse ju duhet të bëni një bisedë apo të merrni një vendim, do të frymëzoheni për të marrë çfarë është më e mira për ju. Javët në vijim do të jenë mundësi për t’iu rikthyer planeve që i keni shtyrë prej kohësh.
Akrepi – Ëndrrat do të duken si të vërteta dhe do t’ju udhëzojnë. Është çasti të fuqizoni anën e brendshme sepse do të zbuloni potencialin tuaj të plotë. Flisni me dikë që mund t’ju ndihmojë për të kapërcyer limitet tuaja dhe do të lindni si një feniks nga hiri i tij.
Shigjetari – Javët në vazhdim do të jenë një vorbull e këndshme në jetën shoqërore. Do të lëvizni në rrethe të reja, do të krijoni një rrjet dhe do të takoni persona që kanë të njëjtën energji. Kjo është një mundësi për të realizuar një ëndërr.
Bricjapi – Ambiciet dhe aspiratat tuaja do të marrin hovin që ju duhet nga Marsi i flaktë. Por do ju nevojitet ndihma e të tjerëve dhe fatmirësisht është periudha kur mund të merrni gjithë mbështetjen që ju duhet. Dhuroni ndihmën tuaj dhe në këmbim do të merrni këshilla të dobishme. Është momenti të promovoni veten sa më fort dhe të merrni vëmendje.
Ujori – Do të jeni të emocionuar lidhur me disa mundësi të reja. Do të dëshironi të rrezikoni, të bëni aventura, të eksploroni, të udhëtoni dhe të përjetoni adrenalinë. Mos harroni të merrni me vete miqtë tuaj.
Peshqit – Jeni gati për të gjetur pasionin tuaj. Marsi hyn në një sektor që do të sjellë shndërrim dhe jeni tërësisht të përgatitur. Nëse keni qenë në pritje të një ndryshimi, punoni për të larguar bllokimet emocionale që t’i jepni formë dëshirave tuaja dhe të bëni jetën që ëndërroni.