Horoskopi 24 gusht 2023

Dashi – Dita e sotme do të jetë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Debatet me partnerin do të jenë të forta. Në planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha.

Demi – Do të jetë një ditë harmonike për jetën në çift. Do të komunikoni gjatë gjithë kohës me partnerin/en tuaj dhe do të zgjidhni çdo keqkuptim. Sa i përket financave, nëse harxhoni pa kursim, situata do të përkeqësohet.

Binjakët – Klima në çift do të jetë delikate ditën e sotme. Kujdes në komunikim me partnerin/en, pasi mund të thoni edhe gjëra që nuk do të duhej. Sa i përket financave, mos hidhni hapa të nxituara.

Gaforrja – Marsi do ua shtojë edhe më tepër dëshirat seksuale gjatë kësaj dite dhe ju do të ndiheni sikur jeni mbi re. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Luani – Do përforconi më shumë lidhjen me partnerin/en dhe do të mendoni për një të ardhme të largët me te. Financat do të jenë më të mira se kohët e fundit. Do të keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa para mënjanë.

Virgjëresha – Ditë e qetë dhe pa emocione të veçanta për të gjithë të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Në planin financiar duhet të merrni të gjitha masat që situata të mos bëhet problematike.

Peshorja – Problemet me paratë do ju bëjnë që të jeni nervoz dhe të debatoni me të gjithë. Situata është e përkohshme, prandaj mos e teproni me sjelljen tuaj. 

Akrepi – Përqafojini të dashurit tuaj. Ndiqni zemrën. Gjërat do të rrjedhin nëse ua jepni mundësinë, mos u përpiqni ta luftoni fatin e mirë që ju vjen në derë.

Shigjetari – Marrëdhënia në çift edhe për ju do jete e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin/en për disa vendime që duhet të merrni dhe asnjëri nuk do të tolerojë. Në planin financiar duhet të vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat.

Bricjapi – Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, shumë shpejt do të ndryshojë situate juaj. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira.

Ujori – Harmonia do të mbizotërojë ditën e sotme për ata që janë në një lidhje. Në krahët e partnerit/es do të qeni qetësinë që ju kërkoni. Në planin financiar nuk duhet të kryeni transaksione të mëdha sepse nuk është ende koha e duhur.

Peshqit – Marrëdhënia juaj në çift do të jetë më e bukur se disa ditë më parë. Nuk do kërkoni më të dominoni mbi tjetrin dhe do të tregoheni më të kuptueshëm. Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme ne mënyrë që ta stabilizoni sa më parë situatën.