Spanja regjistroi 87 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, hera e parë kjo në dy muaj që niveli i jetëve të humbura brenda 24 orëve bien nën 100 në atë që është njëri prej vendeve të goditura më rëndë prej pandemisë së koronavirusit në Europë.
Në mesin e muajit mars, Spanja nisi zbatimin e njërës prej karantinave më të rrepta në botë për të frenuar përhapjen e virusit. Që prej atëherë, ekzektutivi spanjoll ka filluar t`i lehtësojë shumë kufizimet, ndonëse njoftoi planet për ta zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për një muaj tjetër.
Në bazë të ndryshimeve të fundit, klubet në ligën spanjolle të futbollit do të lejohen të nisin seancat stërvitore në grup të hënën pasi lojtarët, prej javësh të tëra, janë stërvitur vetë.
Rreth 27.650 vetë kanë vdekur nga korovirusi në Spanjë, ndërsa më shumë se 230.600 persona janë infektuar. Me të tilla shifra, ajo konsiderohet si një ndër vendet më të goditura prej pandemisë në botë.