Specialja vazhdon sot me gjykimin në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Vazhdon edhe gjatë ditës së sotme seanca gjyqësore në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa nuk dihet nëse do të mbahet e mbyllur apo e hapur për publikun.