Ministria e Mbrotjes ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Sylë Zhitia. Ai ishte vëllau i heroit Afrim Zhitia.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, është bërë me dije se Zhitia ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.
“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, thuhet në njoftim.