Një person në Florida ka fituar 1.58 miliardë dollarë në lotarinë Mega Millions, raporton BBC.
Tiketa fituese është blerë në Florida dhe kanë dal numrat fitues të xhekpotit, por ende nuk është paraqitur fituesi. Është fitimi i tretë më i madh në histori të lotarisë në SHBA.
Tiketa fituese është shitur në supermarketin në Neptune Beach në veri të Floridas në Jacksonville.
Gjasat për ta fituar xhekpotin llogariten një në 300 milionë.
Numrat fitues ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe “mega ball” i artë 14.
Identiteti i fituesit nuk është zbuluar ende. Ligjet në Florida kërkojnë që fituesit e 250 mijë dollarëve apo më tepër të kursehen nga publikimi i emrit së paku 90 ditë nga data kur pranojnë çmimin.
Por, Lotaria e Floridas duhet ta zbulojë, emrin, qytetin e banimit dhe sasinë te çdo palë e tretë që kërkon informata.
Adresa dhe numrat e telefonit mbahen konfidencialë.
Nëse fituesi vendos të pranojë shumën me këste për 30 vjet, atëherë do të marrë fitimin e plotë 1.58 miliardë dollarë.
Nëse fituesi vendos të marrë fitimin menjëherë, atëherë do të marrë 783 milionë dollarë.
Fitimi më i madh në SHBA ishte në lotarinë Powerball ku në nëntor në Altadena një person fitoi rekord 2.04 miliardë dollarë.