Punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, raporton EO.
Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë.
Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.