Albion Rrahmani është lojtar i “FC Rapid” të Bukureshtit.
Klubi ka njoftuar zyrtarizimin e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook.
‘’Lewandowski’’ i Malisheves u transferua për 600 mijë euro nga skuadra e Fc Ballkanit.
Ai tha se ndihet shumë mirë dhe ndihet i emociunuar.
“Uroj të dëshmoj vlerën time para tifozëve dhe klubit sa më shpejt që të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa paraqitje”, tha ai në një prononcim pas zyrtarizimit.
22-vjeçari tregoi se pse e zgjodhi skuadrën nga Bukureshti.
“Zgjodha Rapid-in për shkak të projektit që kërkon të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe ndjeva se është më e mira të jem këtu”, u shpreh ai.
Ish- sulmuesi i Ballkanit, nënshkroi kontratë trevjeçare me ekipin.