nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Për shkak të ndryshimeve të mëdha të situatës termike në troposferë ka mundësi që në disa zona këto reshje të jenë edhe në formë breshëri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.