Të mërkurën, kampi i policisë “Belvedere” në Mitrovicë, do ta marrë zyrtarisht emrin e ri, “Enver Zymberi”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës në agjendën ditore të kryeministrit Albin Kurti.
Ceremonia e zyrtarizimit të emrit të ri të kampit do të mbahet me fillim nga ora 17:00.
Emri i ri i kampit do të përurohet në ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Zymberi u vra në operacionin e Policisë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai u vra gjatë aksionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.
Zymberi ka titullin “Hero i Kosovës”.