Aksident në Prugovc të Prishtinës, një i vdekur e pesë të lënduar


Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, kurse katër të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për mediet se rreth orës 13:30 kanë pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojnë plagët dhe ka ndërruar jetë”.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.