Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 persona të prekur me koronavirus në Shqipëri, nga të cilat 8 raste të reja në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë.
Aktualisht, janë 19 persona të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital, nga të cilët 4 janë në terapi intensive.