Shtatë ekipe shqiptare në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

Shtatë ekipe shqiptare do të marrin pjesë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi u mbyll raundi i parë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës.

Partizani, Ballkani dhe Struga do të vazhdojnë në këtë raund pasi u eliminuan nga rrethi i parë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, Dukagjini shkroi histori duke kaluar për herë të parë në këtë raund, pasi eliminoi FC Europan.

Tirana me dy gola të bukur eliminoi Dinamo Batumin, teksa Drita ishte pa lojë në rrethin e parë të kualifikimeve. Kualifikim tutje arriti edhe skuadra e Shkupit, që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë, rrethi i dytë i kualifikimeve në këtë garë do të zhvillohet në javën e ardhshme.