Gati dy javë pasi u lansua, rrjeti i ri social i kompanisë Meta, Threads, ka nisur të humbasë përdorues, raportoi Zdnet. Pavarësisht që brenda pesë ditëve i mblodhi 100 milionë shkarkime, Threads ka humbur përdorues aktivë dhe njëherit i ka rënë aksionet kompanisë për 20 për qind.
Gjithashtu, këtij rrjeti i ra për 50 për qind shpenzimi i kohës në të nga shkarkuesit.
Anthony Bartolacci, drejtor menaxhues në kompaninë “Sensor Toëer”, që merret me ofrimin e të dhënave mbi instalimin e aplikacioneve, tha se Threads kur doli ishte ishte i jashtëzakonshëm, por kështu s’e cilësojnë tashmë përdoruesit.
Ai shtoi se Threads ka burim nga Instagrami dhe Meta për të tërhequr shifra rekorde, pasi si i vetëm s’është gati t’i mbajë përdoruesit.
Threads është konsideruar si rivali kryesor ndaj Twitterit të Elon Muskut.