Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot gjatë ditës është takuar me kryeministrin Albin Kurti në margjinat e simpoziumit të 25-të SYMI në Kretë të Greqisë.
Kurti në Twitter ka theksuar se ata biseduan për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
“Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Lajçak.