Dashi-Një ditë gjatë së cilës hapen shumë dyer për të takuar fytyra miqësore. Do të keni mundësinë të merrni jetën tuaj me vrull, të pohoni përparësitë tuaja më autentike. Një kombinim i tillë planetar ka kohë që vazhdon, por nuk është i destinuar të zgjasë pafundësisht, ndaj mbani mend këtë dhe dini si ta përfitoni!
Demi-Nëse përpiqeni që faktet t’i përshtatni në bazë të konkluzioneve që keni, do të keni telashe. Ju jeni i bindur në opinionet tuaja, por fakti se janë tuajat nuk i bën opinionet të drejta.
Binjakët-Dita do të nisë plot energji dhe pozitivitet. Mund të merrni lajme pozitive që lidhen me të ardhurat. Me ndihmën e partnerit do të mund të bëni disa investime pozitive që me gjasë do t’ju sjellin mjaft përfitime.
Gaforrja-Përgjatë 24 orëve të fundit do të duhet të përballeni me disa sfida, ndaj qëndroni me sy hapur dhe tregojini të tjerëve se nuk keni frikë nga asgjë.
Luani-Mos u surprizoni nëse ndiheni pak të plogësht sot. Kjo periudhë do të ndryshojë dhe shpejt madje. Por ndërkohë përpiquni të merrni vendime të rëndësishme.
Virgjëresha-Nëse keni probleme financiare që ju shqetësojnë, sot është dita e duhur për t’i dhënë zgjidhje. Besojini intuitës dhe shkojini çdo problemi deri në fund. Do të shihni që do të gjeni zgjidhjen më të mirë.
Peshorja-Keni bërë progres gjatë javëve të fundit, sidomos sa i përket temperamentit tuaj. Duhej pak punë, por mesa duket mund t’ia dilni që të tejkaloni tendencën për të folur pa menduar. Mos e humbisni terrenin e fituar. Dikush kërkon që t’iu bëjë që të shpërtheni. Merrni frymë thellë dhe mos lejoni që t’ju drejtojë të tjerët.
Akrepi-Mërkuri dhe Neptuni, të dy plotësisht në favorin tuaj nga shenja e Peshqve, ju hapin zemrën ndaj sjelljeve altruiste në çdo fushë: nga shoqëria në atë familjare, deri te marrëdhëniet e thjeshta dhe spontane të përditshme. Dy trupat qiellorë stimulojnë plot pozitivitet tek ju.
Shigjetari-Mëngjesi do të jetë tepër i ngarkuar ndaj do t’ju duhet të merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Fatmirësisht do të keni mbështetjen e atyre që ju rrethojnë, që do t’ju ndihmojnë të përmbyllni gjithçka brenda ditës. Shfrytëzojeni pasditen për t’u shplodhur.
Bricjapi-Bëni diçka të veçantë sot, diçka që do të mbani mend për javë, muaj e ndoshta edhe vite me radhë. Ndoshta gjëja më e veçantë që mund që mund të bëni është që t’i tregoni atyre që keni përzemër sa shumë i doni.
Ujori-Nuk ka asgjë të keqe që të ndiheni keq për diçka, por nëse i lejoni të tjerët të përfitojnë nga keqardhja juaj, atëherë këtu problemet janë të mëdha. Nëse gabimi është i juaji, është detyra juaj që ta ndreqni. Mos i jepni mundësi të tjerëve t’ju kritikojnë.
Peshqit-A mund t’i besoni atyre që ju thotë një shok apo një anëtar i familjes? Sigurisht që doni, por planetet ju këshillojnë që disa gjëra të veçanta t’i shikoni dhe t’i kontrolloni vetë.