Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se vendet e rajonit shumë më efikase dhe me përkrahje shumë më përmbajtjesore për shpëtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Sipas tij, kanë diskutuar me kryetaret e Odave Ekonomike të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kanë këmbyer mendimet për rrugën drejt rimëkëmbjes ekonomike të vendeve tona, pas krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
“Secili vend në rajon, ka implementuar masat emergjente, kurse tani po implementojne masat e pakos të II-të, që në masë të madhe është e fokusuar në likuiditetin e kompanive, përkatësisht përmes ofrimit të garancive për sistemin financiar, për të lehtësuar qasjen në kredi për biznese, si dhe me skema të granteve për bizneset më të dëmtuara. Gati në shumicën e vendeve të rajonit, tani janë duke u hartuar masat pakos të III-të, e fokusuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, përmes intervenimeve financiare mikse (garanci për kredi, grante) dhe të fuqishme, sidomos sektorët si: turizmi dhe hoteleria, prodhimi, ndërtimi”, ka shkruar Rukiqi.
Postimi i plotë:
Vendet e rajonit shume me efikase dhe me perkrahje shume me permbajtesore per shpetimin dhe rimekembjen e ekonomise
Ne diskutim me Kryetaret e Odave Ekonomike 5 vendeve te Ballkanit Perendimor, kembyem mendimet per rrugen drejt rimekembjes ekonomike te vendeve tona, pas krizes te shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Secili vend ne rajon, ka implementuar masat emergjente, kurse tani po implementojne masat e pakos te II-te, qe ne mase te madhe eshte e fokusuar ne likuiditetin e kompanive, perkatesisht permes ofrimit te garancive per sistemin finaciar, per te lehtesuar qasjen ne kredi per biznese, si dhe me skema te granteve per bizneset me te demtuara.
Gati ne shumicen e vendeve te rajonit, tani jane duke u hartuar masat pakos te III-te, e fokusuar ne rimekembjen e ekonomise, permes intervenimeve financiare mikse (garanci per kredi, grante) dhe te fuqishme, sidomos te sektoret si: turizmi dhe hoteleria, prodhimi, ndertimi.