Vitaminat e nevojshme për trupin e njeriut gjatë verës


Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.

Vitamina A

Siç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine.

Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.

Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

Vitamina C

Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

Vitamina D

Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Vitamina E

Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Kjo është pikërisht ajo që lëkura juaj ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.

Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve. /agroweb/