Horoskopi 8 korrik 2023

Dashi-Sot qielli hapet triumfal për ju me planetë që janë të vendosur në favorin tuaj të plotë. Në veçanti, Jupiteri në shenjën tuaj dhe Venusi që pushton miqtë tuaj, Binjakët. Do të jeni në gjendje të shkëlqeni me sharmin tuaj të vërtetë mbretëror, me Venusin që do t’ju garantojë një formë të përsosur psikofizike.

Demi-Do të arrini që të merrni situatën nën kontroll dhe për çdo hap që do të hidhni do të jeni shumë të qartë për atë që do të bëni. Për të martuarit ka lajme të mira, pasi mund të bëhen prindër.

Binjakët-Sot pritet të jetë një ditë pozitive. Megjithatë, për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet të mos hezitoni për gjërat që doni dhe të vazhdoni përpara me vendosmëri.

Gaforrja-Në dashuri shumë prej jush do të jenë entuziastë. Duke parë lidhjen e fortë në çift, do të keni objektiva që të realizoni dëshirat që keni në kokë. Përsa i përket punës, merrni masat e nevojshme në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas pritshmërive tuaja.

Luani-Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë të re kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Vazhdoni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të dashuroni si ta ndjeni. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar dhe të mos mendoni vetëm për të sotmen.

Virgjëresha-Kjo do të jetë dita e duhur për t’i kërkuar falje kujtdo që mendoni se i keni bërë padrejtësi. Inati ka kaluar dhe tanimë keqardhja është e vetmja pengesë për të rivendosur marrëdhëniet me ata që ju kanë përzemër.

Peshorja-Duke u marrë me vogëlsira mund të keni harruar që koha kalon dhe ka disa gjëra më urgjente për t’u zgjidhur. Sot do të kuptoni që koha kalon shumë më shpejt kur burimet financiare janë me pakicë.

Akrepi-Fazë me fat dhe produktive me kënaqësi për gjithçka që bëni. Mërkuri dhe Neptuni në shenjat e Gaforres dhe Peshqve i bëjnë të shkëlqyera perspektivat familjare dhe afektive. Tullë më tullë po ndërtoni ambiciet tuaja me gjithë energjinë e palodhur. Kushdo që thotë se jeni një shenjë dembele, nuk meriton besimin.

Shigjetari-Hëna është në anën tuaj sot dhe mund të merrni disa lajme të mira. Duhet që të jeni shumë të duruar dhe të merrni vendime me intuitë. Për sa i përket çështjeve financiare mund të keni probleme.  

Bricjapi-Ata që janë në një lidhje do të kalojnë momente mjaft romantike dhe sensuale në praninë e njëri-tjetrit. Gjithçka do të shkojë më së miri. Sa i përket situatës ekonomike, financat nuk do të jenë të këqija, por çdo veprim i nxituar mund të rrezikojë situatën.

Ujori-Duhet të tregoni kujdes në aspektin sentimental. Dëgjoni më shumë se sa flisni. Përpiquni të mos nervozoheni shumë, ndryshe problemet do jenë të pashmangshme. Në punë nuk do të keni probleme. Shmangni projektet e shumta dhe përqendrohuni vetëm te ai që keni për zemër.

Peshqit-Dialogu dhe bashkëpunimi do rimojnë me ditën e sotme. Çdo gjë do jetë e mrekullueshme dhe partneri do ju krijojë kushtet e duhura që ju të ndiheni si mbi re. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë sërish nuk duhet rrezikuar së tepërmi. Kujdes!