Të shijshme dhe plot të fshehta! 6 kuriozitetet më interesante rreth qershive

Të lëngshme, të freskëta dhe të shijshme, qershitë janë një simbol i vërtetë i stinës së ngrohtë. Vetëm në pak muaj ju keni mundësi t’i shijoni dhe të merrni prej tyre të gjitha përfitimet.

Por a e dini se rreth qershive ekzistojë kuriozitete të shumta?

Janë një familje e përbërë

Shumë nuk i dinë dallimet midis vishnjës dhe qershive të ëmbla. Arsyeja është se fruti mund të vijë nga dy lloje të ndryshme botanike peshmë: qershia e ëmbël, Prunus avium, e cila prodhon qershitë që ne konsumojmë të freskëta dhe vishnja, Prunus cerasus, e cila prodhon qershi të zeza ose vishnje që përdoren për prodhimin e produkteve si reçeli, komposto etj.

Ekzistojnë varetete të ndryshme

Ka rreth 1500 lloje qershish në botë, ku ndër varietetet më të veçanta janë qershitë e verdha.

Ka legjenda të shumta për qershitë

Pemët e qershisë janë shumë të lidhura me legjendat e dashurisë dhe të dashuruarve. Por qershitë janë veçanërisht të rëndësishme në Japoni, ku lulet e pemës janë kthyer në simbole të vërteta.

Qershia më e madhe në botë

Qershia më e madhe në botë u prodhua në vitin 2021 në Pecetto, një qytet në Itali i konsideruar “qyteti i qershive”. Ajo peshonte 33 gramë një rekord që bëri xhiron e botës.

Bërthamat e tyre janë helmuese

Farat e qershive, të cilat ne i quajmë bërthama, përmbajnë cianid hidrogjeni, një helm i fuqishëm dhe i përhapur në mbretërinë e perimeve, i cili pengon transportin e oksigjenit nga gjaku. Kjo substancë mund të çlirohet vetëm nëse bërthama dëmtohet me dhëmbë ose gëlltitet. Sigurisht, askush nuk do t’i hante bërthamat me qëllim, por asnjëherë nuk i dihet.

Ekziston një rekord i hedhjes së bërthamave të qershive

Jo të gjithë e dinë që me bërthamat e qershisë njerëzit garojnë kush e kush arrin t’i përshtyjë sa më larg.  Ngjarja “sportive” organizohet për Festivalin e Qershive të Celleno, në një province në Itali. Aty rriten një shumëllojshmëri qershish me një bërthamë, me një formë dhe peshë të veçantë, perfekte për t’u hedhur shumë larg.  Aktualisht, Rekord Botëror Guinness shënon një hedhje të një bërthamë në një largësi prej 22 metrash e 80 centimetrash.