Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, raporton Klan Kosova.
“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkurë”, shkruan IHK.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje.
Pas datës 8 korrik, sipas parashikimeve numerike, shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.