Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius.