Anëtari i Nisma Socialdemokrate dhe ish-zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Mevludin Krasniqi, ka thënë se erërat e sotme anekënd Kosovës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe për këtë është më se e domosdoshme mbështetja institucionale.
Sipas tij, komunat, e sidomos Ministria e Bujqësisë, duhet të veprojnë menjëherë në mbështetje të buqëve, kësaj shtrese më të ndershme të shoqërisë.
“Erërat e sotme anekënd Kosovës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Përkrahja nga institucionet për t’i ndihmuar ata që bukën e sigurojnë me shumë mund e djersë, e me mjaftë vështirësi, është domosdoshmëri!. Komunat, e sidomos Ministria e Bujqësisë, duhet të veprojnë menjëherë në mbështetje të buqëve, kësaj shtrese më të ndershme të shoqërisë!. Shpresoj, që këto foto dhe pamje t’i shohin Kryetarët e Komunave, Qeveria dhe Ministri i Bujqësisë!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”. / Epoka e Re).