Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.
Erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit, por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë e Prizren.
KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë.