Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të ndërhyjë në punën e institucioneve të Kosovës.
Thaçi theksoi se presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretin për kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.
Presidenti ju bëri thirrje partive politike, shoqërisë civile por edhe ndërkombëtarëve të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës.
“E theksoj se qenësore për Republikën e Kosovës është që gjykata të punojë e pavarur pa presione nga cilado palë qoftë nga partitë, shoqëria civile, apo ndërkombëtarët. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet e shtetit. Ftojë të gjithë të kontribuojnë në forcimin e institucioneve”, tha Thaçi.