Një femër dhunohet seksualisht nga ish-i dashuri


Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar se ditë më parë është dhunuar seksualisht nga ish-i dashuri i saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet nga njësitet policore. 

“Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.