Kosova barazon pa gola ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar pa gola me Rumaninë, në përballje në kuadër të xhiros së tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë përfundoi 0:0.

Me këtë barazim, Kosova mbetet me vetëm tri pikë (nga tri ndeshje) dhe me pak gjasa për kualifikim. Rumania e cila kishte dy fitore, tani ka 7 pikë.

Në minutën e 69-të Kosova kaloi në epërsi me një gol nga Edon Zhegrova. Por, goli u anulua pas shqyrtimit nga VAR-i për pozitë jashtë lojës.

Në minutat e fundit, Vedat Muriqi ishte ballë për ballë me portierin, pas një asistimi nga Zhegrova, por topi shkoi mbi traversale.

Pas këtij barazimi, Kosova ka humbur edhe vendin e tretë në grup – që tani mbahet nga Izraeli, që sonte mposhti Bjellorusinë.

Zvicra regjistroi fitoren e tretë radhazi, pasi triumfoi ndaj Andorrës.

“Helvetikët” janë gjithnjë e më afër kualifikimit për në Evropian, teksa atë rrugët po e ndjekin edhe rumunët.

Ndërkaq, “Dardanët” kanë zbehur në maksimum gjasat për dy pozitat e parë.

TABELA: