Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se s’është me vend përdorimi i fjalës “sanksion”, kur është pyetur për masat që SHBA-ja mund të marr në rast se Kosova dhe Serbia nuk marrin vendime që do të çojnë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.
Escobar ka thënë se ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur për pasoja dhe ka thënë se ata që do të refuzojnë partneritetin do të përballen me pasoja.
“Shfrytëzimi i fjalës sanksion është e pavend. Ambasadorët kanë folur për pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet. Ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasojat”, ka thënë Escobar në një konferencë për medie.