11 të prekur me Covid-19 trajtohen në klinikë, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lendita Ajazaj ka treguar se sa pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar atje dhe si është gjendja e tyre.

“Në Klinikën Infektive të shtrirë janë 11 pacientë pozitivë me Covid-19, 4 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, ku 2 prej tyre janë të mjekim intensiv, janë në gjendje më të rënduar”.

“Po ashtu, kemi edhe 3 pacientë të shëruar që janë duke vazhduar trajtimin në klinikë”.

“Ndërsa për momentin i kemi dy pacientë në Klinikë që janë në pritje të rezultatit. Sot pas marrjes së  rezultateve të mostrave 2 pacientë i kemi liruar, meqenëse rezultuan negativ”.

“Ne në Klinikën Infektive gjatë kësaj periudhe me Covid-19, gjatë gjithë kohës kemi pasë respiratorë  të mjaftueshëm. Të gjithë rastet që kanë pasë nevojë për ventilim mekanik apo intubim janë menaxhuar në kuadër të mjekimit intenziv të klinikës”.

“Rritja e numrit të rasteve  me Covid-19 për ne si profesionistë është shqetësues. Edhe ne edhe qytetarët duhet të respektojmë rekomandimet që vijnë nga institucionet duke bartur dorëza maska, për të mos u kthyer mbrapa”, tha Ajzaj.