Media serbe, Novosti ka raportuar se policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës.
Novosti raporton se ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për pjesëtarë të Njësive Speciale të policisë së Kosovës.
Sipas Novostit, për këtë veprim janë njoftuar edhe autoritetet në Serbi, madje edhe presidenti Aleksandër Vuçiq.
Për Vuçiq thuhet se me marrjen e informacionit, ka falënderuar ambasadën ruse ku ishte i ftuar për shënimin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua në Presidencë.