Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.
Ajo tha se ua ka kumtuar përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të Evropës rëndësinë e anëtarëisë së Kosovës në këtë organizatë.
“Në Strasburg, i informova Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit Evropian të shteteve aleate në Evropë për rëndësinë e anëtarësisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Neve na bashkojnë vlerat, dhe në këtë kohë sfiduese për Evropën, ne jemi edhe më të fortë kur jemi të bashkuar për t’i mbrojtur ato”.