Analisti Imer Mushkolaj është përplasur ashpër në “Debat Plus” me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhafer Tahiri.
Përplasja ka ndodhur kur është përmendur historia e LDK-së.
Mushkolaj ka thënë se vet ka qenë në forumin rinor të LDK-së gjatë viteve të 90-ta dhe se nuk bënë të krahasohet ajo LDK me këtë të viteve të pasluftës.
Tahiri nga ana tjetër i ka thënë Mushkolajt se po flet si dikush që ka qenë brenda LDK-së “dhe që nuk ka mundur të bëjë vend apo për çfarëdo arsye tjetër është larguar nga LDK dhe tash flet me urrejtje”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit duke treguar për çfarë është larguar nga LDK.pp
Tahiri më pas ka akuzuar Mushkolajn për rreshtim me ideologjinë e LPK-së.