Ambasada amerikane: 24 vite më parë qytetarët shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre falë NATO-s


Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar qytetarët e Kosovës në 24-vjetorin e çlirimit të vendit.

Përmes një cicërime në Twitter thuhet se 24-vite më parë qytetarët shqiptarë mundën të kthehen në shtëpitë e tyre falë intervenimit të NATO-s.

Tutje theksohet se sot më shumë se kurrë duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike të Kosovës.

“Sot 24 vjet më parë sot, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, që solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.