Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për fotografinë e famshme, ku ai shfaqet duke krasitur një pemë në oborr.
Thaçi ka deklaruar se imazhi është interpretuar ndryshe nga mediat, duke thënë se nuk përbënte mesazh politik.
Ai ka thënë se kishte shkuar t’i ndihmonte vëllait të tij me punët në fshat.
”Në politikë nuk jam nga ata që krasitin, po nga ata që mbjellin dhe bashkojnë njerëzit”, është shprehur Thaçi.
“Pavarësisht ideologjive apo aspekteve lokale”, ka shtuar presidenti kosovar.