Policia e Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosovën se në afërsi të Kazermës ”Adem Jashari”, një qytetar dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë.
”Raportohet se një qytetar në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në nje mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh ) e ka dërguar për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësimi për qytetarët”, ka thënë Daut Hoxha për Klan Kosovën.