Gjykata Speciale e ka konfirmuar lajmin se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, raporton Front Online.
Nga Specialja kanë treguar se Thaçi po i bënë një vizitë familjes.
Më tej nga Kjo gjykatë kanë treguar se ish-Presidenti Thaçi mbetet në paraburgim dhe se vizita e tij po asistohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale për Front Online.
Mësohet se arsyeja e ardhjes së Thaçit është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore.
Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.
Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.